Bie numri i pacientëve COVID-19, në mjekim intensiv
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) thotë se ka rënë numri i pacientëve me koronavirus të cilët po trajtohen në mjekim intensiv.
Sipas raportit të ShSKUK-së katër persona me COVID-19 janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.
Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 22 pacientëKlinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientëSpitali i Prizrenit, 8 pacientëSpitali i Pejës, 6 pacientëSpitali i Gjakovës, 5 pacientëSpitali i Gjilanit, 11 pacientëSpitali i Mitrovicës, 9 pacientëSpitali i Ferizajt, 12 pacientë
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,095.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,972 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.
Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Telegrafi/


