Please enter at least 3 characters.

Bie nga ballkoni prej 12 metrave lartësi, gjashtëvjeçarja shpëtoi mrekullisht falë grumbullit të borës

2020/11/PRI_173527001.jpg

Një vajzë gjashtëvjeçare që ra nga ballkoni prej 12 metrave lartësi, shpëtoi mrekullisht falë një grumbulli bore në oborr.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tronditëse tregojnë fëmijën e cila pas incidentit ngrihet dhe kthehet në shtëpi, pavarësisht që pësoi dëmtim të lehtë traumatik në tru.

Rënia ndodhi nga kati i katërt i një blloku të sheshtë në qytetin rus të Tomsk.

Sipas raporteve lokale ajo ishte e ‘vetme në shtëpi’.

Ngjarja thuhet se ndodhi të shtunën në mbrëmje derisa temperatura ishte minus 6 gradë Celsius.

Derisa nuk shihet asnjë dëshmitar në video, bëhet e qartë që dikush thirri shërbimet e urgjencës sepse vajza e pa identifikuar raportohet se u dërgua me urgjencë në spital. /Telegrafi/