Please enter at least 3 characters.

Bie kulmi i një ndërtese në Prishtinë si pasojë e motit të ligë, katër vetura të dëmtuara

2023/07/355954072_1205863433436347_5751126238851174666_n-1-e1688218511554.jpg

Moti i ligë që po mbizotëron në Prishtinë këtë të shtunë ka shkaktuar edhe dëme.

Në lagjen “Bregu i Diellit” ka rënë kulmi i një ndërtese, duke i dëmtuar katër vetura që kanë qenë të parkuara aty.

Kryeqyteti pasditen e kësaj të shtune është mbuluar nga re të zeza, të cilat kanë sjell erëra të fuqishme dhe shi të rrëmbyeshëm.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

E mot i ngjashëm si në Prishtinë po mban edhe në disa qytete tjera si: Gjakovë, Rahovec e Ferizaj. /Telegrafi/