Please enter at least 3 characters.

Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së

2024/05/besian-mus-e1715099629395.jpg

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa.

Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë”, thuhet në njoftim.

Këtë pozitë deri me tani e ka mbajtur Sibel Halimi.