Please enter at least 3 characters.

Besa ia dhuron fitoren Prishtinës

2016/01/besa-ia-dhuron-fitoren-prishtin-euml-s_hd.jpg

Kjo sfidë i takoi javës së 21-të në Raiffeisen Superligë dhe u mbyll me shifrat 1:0, në një lojë kryesisht monotone, të ritmit të ulët dhe me shumë ndërprerje. Tri pikë shumë të rëndësishme prishtinasve ua ‘dhuroi’ mbrojtësi pejan, Florent Papuçi, i cili në minutën e 68-të shënoi autogol, pas një dueli në zonë me Kastriot Rexhën.

Përveç këtij goli prishtinasit patën edhe dy mundësi të mira, por gjuajtjen e Kastriot Rexhës nga 11 metra në minutën e 37-të e priti Valmir Bytyqi, derisa në minutën e 47-të Shkëmbim Salihu gjuajti jashtë portës me kokë pas harkimit të mirë të Kukës.

Ndërkohë, rreziku i vetëm më serioz për portën e prishtinasve ishte në minutën e 82-të kur Egzon Gashi gjuajti nga ndërprerja, por Mushica u tregua i sigurt. Do theksuar se pejanët që nga minuta e 54-t luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Florent Papuçit, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas kësaj fitoreje Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me 36 pikë, 10 më pak se Llamkos Kosova, kur kanë mbetur edhe 12 javë deri në përfundim të kampionatit, derisa Besa mbetet në pozitën e pestë me 29 pikë. /Tribuna/Telegrafi/