Besa e do titullin
11/07/2015
Pejanët e nisën rrugëtimin për këtë qëllim të premten, kur edhe u mbajt tubimi i parë me stafin profesional dhe grupin e futbollistëve.
Me këtë rast u prezantuan të gjitha përforcimet, të cilëve, kryesia iu uroi mirëseardhje. Kryetari i klubit, Shemsedin Muhaxheri, shpalosi para grupit synimet dhe planin për sezonin e ri, duke iu uruar suksese të gjithëve, në arritjen e qëllimit – titullin e kampionit.
Besa transferoi këto ditë Leotrim Bekteshin, Diar Miftarajn, Egzon Shabanin e Arbër Qorrajn, ndërsa u largua Dukagjin Gashi.


