Please enter at least 3 characters.

Besa dhe 89-shi shënojnë fitore të rëndësishme

2016/01/besa-dhe-89-shi-sh-euml-nojn-euml-fitore-t-euml-r-euml-nd-euml-sishme_hd.jpg

Besa ka arritur ta mposhtur skuadrën e Ferizajt me rezultat minimal duke iu falur një golit të shënuar nga Qëndrim Dautaj.

Pjesa e parë përfundoi pa gola ndërsa vendosi i rikthyeri nga lëndimi Qëndrim Dautaj u aktivizua nga banka rezervë për t’i sjellë tri pikë tejet të rëndësishme Besës në luftën për titull të kampionit.

Pas kësaj fitore të arritur, Besa ka kaluar në pozitën e tretë në tabelë me 29 pikë të tubuara.

Ndërkohë fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Trepça ’89 ku mposhtën rivalin rajonal Kosovën e Vushtrrisë.

Edhe në këtë takim pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vendasit shënuan dy herë.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në kampionatin tonë Kreshnik Lushtaku goditi mjaftë mirë por goditja e tij u devijua nga mbrojtësi mysafir Edon Pasoma dhe topi shkoi në rrejt 1-0.

Ndërkohë për golin e qetësisë u përkujdes sulmuesi Blerand Kurtishaj i cili shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këto tri pikë të reja, ‘Xehetarët’, janë ngritur në pozitën e katër me 28 pikë të tubuara.

Ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet nesër në kryeqytet ku Hajvalia pret Dritën. /Telegrafi/