Bertolacci dhe Falque pranë Romës
21/06/2015
Të dy futbollistët do të transferihen nga Genoa për një shumë prej 16.5 milionë eurosh.
Giallorossët janë duke i sqaruar detajet përfudnimtare me përfaqësues të Genoas, njofton Sky Sport Italia.
Bertolacci ka qenë në bashkëpronësi të Romës, derisa Falque është një përforcim i skuadrës së Rudi Garcias.
Edhe Milani ka qenë i interesuar për Bertolaccin, ashtu që Roma mund të vendosë ta huazojë në San Siro në rast të arritjes së marrëveshjes. /Telegrafi/


