Bernardo Silva konfirmon largimin nga City pas nëntë vitesh
Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, duke i dhënë fund një epoke të suksesshme në “Etihad”.
Në një letër të hapur emocionale drejtuar tifozëve, mesfushori portugez shkroi:
“Pas disa muajsh është koha t’i themi lamtumirë qytetit ku jo vetëm fituam kaq shumë si klub futbolli, por edhe ku fillova martesën dhe familjen time".
Silva rikujtoi momentet më të mëdha të karrierës së tij me Cityn:
“Centurionët, katërfishi i brendshëm, trefishi i tretë, katërfishi i katërt dhe shumë më tepër… Nuk ishte aq keq”.
Thank you @ManCity 💙 pic.twitter.com/yznSiqxiPp
— Bernardo Silva (@BernardoCSilva) April 16, 2026
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për trajnerin Pep Guardiola, stafin, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, duke shtuar:
“Arrita si lojtar i Man City-t, po largohem si një tjetër prej jush – një tifoz i Man City-t për gjithë jetën".
Largimi i 31-vjeçarit shënon fundin e një periudhe të artë për klubin anglez, gjatë së cilës ai u shndërrua në një nga mesfushorët më të mirë të Ligës Premier dhe kontribuoi në fitimin e shumë trofeve madhorë. /Telegrafi/


