Berlusconi i shqetësuar, sot i nënshtrohet operacionit në zemër
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi (79) iu nënshtrua një operacioni në zemër sot në mëngjes, pas një infarkti, operacion që pritet të zgjasë rreth katër orë.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Berlusconi gjendet në spitalin San Raffele në Milano, ku do të qëndrojë edhe dy ditë nën kujdesin intensiv pas operacionit.
E rimëkëmbja, siç është parashikuar nga mjekët do të zgjasë disa javë.
Miliarderi italian kishte mbijetuar një sulm në zemër dhjetë vjet më parë, kur atij iu vendos një stimulues kardiak në SHBA. Pajisja u zëvendësua në fund të vitit të kaluar.
“Sigurisht unë jam i shqetësuar. Por jam i prekur nga mbështetja dhe kujdesi i të gjithëve, madje edhe i kundërshtarëve të mi politikë”, ka shkruar Berlusconi në faqen e tij në Facebook.
Mjeku i Berlusconit, Alberto Cangrejo ka thënë se biznesmeni 79-vjeçar "ka mundur të vdiste", gjë që tregon se gjendja e tij ishte më e vështirë se ajo që thanë miqtë dhe anëtarët e familjes, që kanë vizituar ditët e fundit Berlusconit në klinikën e San Raffaele në Milano.
Berlusconi, i cili për vite ka një stimulues kardiak, u shtrua në spital javën e kaluar. /Telegrafi/


