Please enter at least 3 characters.

Berisha: S’kemi vija të kuqe me askënd

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha me anëtarë të kësaj partie pas takimit që kanë zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti tha se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, ndërsa konfirmoi se janë takuar edhe me partitë opozitare, raporton KosovaPress.

Por shtoi se do të jenë prezent ne kuvend në seancën konstituive të 15 marsit.

“Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm mes nesh. Ne në parim nuk kemi vija të kuqe me askënd Për pjesë. Normlaisht qe ne patëm kërkesat tona për nevoja të komunitetit. Ne do të jemi në kuvend në ditën kur do të mbahet seanca konstituive, sepse jemi pjesë e Kuvendit. Ndërsa për pjesën tjetër, ne jemi të gatshëm me bashkëpunuar, por sigurisht që kemi me I pasur kërkesat tona që janë legjitime dhe të nevojshme, për investime në infrastrukturë sa i përket komunitetit, investime për shkollim, por edhe në aspektin ligjor pasi që ka diskriminim”, tha ai.

E zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti e uroi Berishën për mandatin e deputetit dhe rikthimin e tij në Kuvend.

"Kurti e uroi z. Berisha për mandatin e deputetit dhe rikthimin e tij në Kuvendin e Republikës. Diskutuan për procesin e konstituimit të kuvendit dhe formimit të qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet e 9 shkurtit. U theksua rëndësia e formimit të institucioneve brenda afateve ligjore dhe kushtetuese", thuhet në njoftim.

Tutje u tha se Kurti veçoi politikat dhe vendimet e qeverisë në mbështetje të komuniteteve joshumicë, me theks te komuniteti egjiptian, të cilat kanë vënë në shprehje vëmendjen e shtuar dhe meritore që qeveria e drejtuar nga ai i ka dhënë përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve nga radhët e komunitetit egjiptian përmes punësimit, edukimit dhe infrastrukturës. /Telegrafi/