Please enter at least 3 characters.

Berisha i konsideron deklaratat e Ramës për veriun e Kosovës si anti-shqiptare: E ka hipnotizuar Vuçiqi

2023/07/sali-berisha.jpg
705:"Deputeti Sali Berisha duke folur gjate nje seance parlamentare, ku u disktutua mbi raportin e DAP per vitin 2022 si dhe per situaten e krijuar ne veri te Kosoves. Deputetet e opozites kane kerkuar qe te behet publik drafti i derguar presidentin francez dhe kancelarit gjerman per asosacionin e bashkive me shumice serbe ne veri te Kosoves./r/n/r/nMP Sali Berisha speaking during a parliamentary session, where the MP discussed the DAP report for 2022 as well as the situation created in the north of Kosovo. The opposition MPs have requested to make public the draft sent to the French president and the German chancellor for the association of municipalities with Serbian majority in the north of Kosovo.
12:"MALTON DIBRA

Gjatë fjalës së tij sot në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha solli në vëmendje qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për ngjarjet në veri të Kosovës.

Ai i quajti deklaratat e Ramës si antishqiptare dhe e akuzoi atë si antishqiptar për qëndrimet e ekryeministrit pas ngjarjeve në veri të Kosovës.

“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë deklarata skandaloze se veriu i Kosovës është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare, më të shpifur se kjo deklaratë. Pse e fali jetën Afrim Bunjaku? Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, që aty të sundojë ligji", tha Berisha.

"Çfarë mund t’i quash këtij krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij Aleksandar Vuçiq dhe tani kërkojnë ta mbulojnë këtë me deklarata të turpshme”, tha Berisha.

"Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandar Vuçiqi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç? Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj. A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?" shtoi Berisha.

"Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara. Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij. Ndaj këtu debati duhet të fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama. A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiqi!", tha Berisha. /Telegrafi/