Please enter at least 3 characters.

Berisha flet pas rikthimit në Përfaqësuese: Trajneri e di që është momenti im

2019/09/4sep-stervitje-kombetarja-a-1.jpg

Bernard Berisha është rikthyer në Kombëtaren e Kosovës pas një mungese.

Mesfushori anësor ka folur pas stërvitjes në konferencë për shtyp.

Anësori i klubit rus Akhmat Grozny ka thënë se është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.

“Gjithmonë është kënaqësi të jem pjesë e Kosovës”, tha ai.

“Shpresoj të më jepet mundësia, duke e ditur që nuk më është dhënë në asnjë ndeshje zyrtare”, u shpreh Berisha.

“E kam pritur këtë moment. Trajneri e di që është momenti im. Shpresoj që do të luaj për Kosovën dhe shpresoj që do të arrijmë një fitore”, deklaroi pejani. /Telegrafi/