Please enter at least 3 characters.

Berardi shpreh dëshirën të luajë për Liverpoolin

2019/05/GettyImages-1137182931.jpg
270:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - APRIL 14: Domenico Berardi of US Sassuolo looks on during the Serie A match between US Sassuolo and Parma Calcio at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on April 14, 2019 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Forma e lartë e Liverpoolit në këto dy sezonet e fundit në krye me Jurgen Klopp, ka bërë që disa lojtarë ta kërkojnë transferimin në Anfield Road.

Njëri ndër lojtarët që e dëshiron transferimin te skuadra angleze gjatë afatit kalimtar të verë, është edhe sulmuesi i Sassuolos, Domenico Berardi.

“Nëse një ofertë arrin, do ta shqyrtojë me klubin. Nëse dëgjoj që është marrëveshja e duhur, atëherë do t’i them klubit që dua të shkoj”, ka thënë sulmuesi italian.

Tifozët e Liverpoolit(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Po të ishte mundësia të zgjedhja, atëherë nuk do të mendohesha dy herë që të transferohem te Liverpooli. Dua ta testojë  veten në nivele të larta, nuk kam frikë, nëse vije mundësia, do ta marr”, ka shtuar më tej Berardi.

Afati kalimtar veror do të tregojë nëse Liverpooli do të tentojë transferimin e sulmuesit të Sassuolos apo do të shikojë ofertat tjera. /Telegrafi/