Please enter at least 3 characters.

Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës

Foto: Facebook

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 sonte (e diel) do të organizohet një dasmë.

Kjo siç ndodh çdo vit, ku mbahet një ceremoni simbolike, duke përfshirë të gjithë traditat.

Çifti që u zgjodh në këtë vit është Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj, ndonëse banorja ka një pëlqim për të.

Foto: TikTok

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Benitës dhe së fundmi u shpreh se nuk do të shkojë në dasmë.

"Moj mos ia prish qejfin vetes", iu drejtua Elijona - Benitës.

"Koka po më dhemb nuk jam për dasmë sot. Nuk mundem e kam vendosur", tha ajo.

Mbetet për t'u parë se si do të veprojë Benita dhe nëse do të jetë e pranishme. /Telegrafi/