Please enter at least 3 characters.

Beniada sërish me skena provokuese në Big Brother VIP, ia tregon të pasmet maskotës së ariut

2022/01/BENNNN.jpg

Në shtëpinë e Big Brother VIP është futur një maskotë.

Një person i veshur me maskotën e një ariu, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të provokuar dhe ngacmuar banorët në kuadër të provës javore.

E teksa ka krijuar një situatë ndryshe në BBV, duket se një nga banoret ka vendosur gjithashtu ta provokojë “banorin” e ri.

Në një moment, kamerat kanë transmetuar çastin kur modelja Beniada Nishani ngrihet në këmbë në dhomën e gjumit dhe ia drejton të pasmet maskotës.

Ajo ngrit fustanin e saj lartë, duke zbuluar kështu në tërësi të pasmet, si një shenjë ngacmimi ndaj ariut të sapo futur në shtëpinë e Big Brother VIP.

Që nga fillimi i spektaklit, Beniada është shquar si një prej banoreve më tërheqëse dhe pozitive brenda shtëpisë.

Në anën tjetër, televotimi për të eliminuarin e radhës vazhdon, ku një prej tre banorëve: Ilirit, Eltonit ose Arbërit, do të lërë shtëpinë të premten. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.