Please enter at least 3 characters.

Ben Affleck shihet i rraskapitur pas dasmës treditore me Jennifer Lopez

2022/08/61617433-0-image-a-32_1661186154616.jpg

Ben Affleck dukej i rraskapitur ndërkohë që po largohej nga Georgia pas dasmës së tij madhështore me Jennifer Lopez.

Aktori i "Batman", 50 vjeç, u fotografua i shtrirë në sediljen e pasme të një makine ku shihej me sytë gjysmë të mbyllur, i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët po shkonin në aeroport.

Megjithatë, gjendja e tij e përgjumur nuk zgjati shumë pasi u takua me shokun Matt Damon dhe familjen e tij në aeroport.

Foto: Backgrid

Pasi Damon dhe familja e tij hipën në një aeroplan, Affleck ndihmoi tre fëmijët e tij - të cilët i ndan me ish-gruan Jennifer Garner, Violet, 16-vjeçe, Seraphina, 13-vjeçe dhe Samuel, 10-vjeç - të hipnin në një të dytë.

I porsamartuari më në fund hipi në një avion të tretë privat me nusen e tij, 53-vjeçare, disa orë më vonë.

Kjo nuk është hera e parë që Affleck fotografohet duke fjetur, pasi javë më parë është zënë në të tilla raste disa herë.

Foto: Backgrid

Muajin e kaluar, ai u fotografua duke dremitur teksa ishte në një lundrim turistik në lumin Seine në Paris.

Ylli i "Gone Girl" ishte në City of Lights me Lopez pas martesës së tyre të parë në Las Vegas.

Affleck dhe Lopez organizuan një ceremoni tre-ditore në Georgia, në pronën e aktorit që kap vlerën e tetë milionë eurosh. /Telegrafi/

Foto: Backgrid