Please enter at least 3 characters.

Ben Affleck i mërzitur nga paparacët teksa së bashku me Jennifer Lopez ishin në qendër të vëmendjes gjatë muajit të mjaltit në Paris

2022/08/Screenshot_27-3.png

Pas martesës me superyllin Jennifer Lopez, Ben Affleck, thuhet se është i mërzitur me paparacët pasi është fotografuar vazhdimisht gjatë muajit të mjaltit.

Të porsamartuarit zgjodhën Parisin si destinacion për një arratisje romantike dhe ndërsa Lopez dukej e patrazuar nga vëmendja, Affleck ishte pak më i mërzitur.

“Ben ishte paksa i mërzitur në Paris”, tha një burim për Page Six. "Ky ishte një nivel krejtësisht i ri, një nivel pothuajse i Princeshës Diana”.

Ben Affleck (Foto: Getty Images)

“Ben është mësuar me kamerat. Por ai mendoi se muaji i mjaltit ishte një cunami”.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja vuajnë nga paparacët, meqë të njëjtit për shkak të kësaj kishin shtyrë martesën vite më parë.

Dasma e tyre fillestare në vitin 2002 përfundimisht u anulua.

Ben Affleck dhe Jennifer (Foto: Getty Images)

“Për shkak të vëmendjes së tepruar nga ana e mediave rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën”, thuhej në një deklaratë.

Përkundër se Lopez dukej gjithmonë e mahnitshme në imazhe, fotografitë e Affleck janë bërë meme sidomos ato kur ishte duke fjetur në gjumë.

Ben Affleck dhe Jennifer (Foto: Getty Images)

Pas muajit të mjaltit, Affleck është kthyer në Los Angeles, kurse JLo është me pushime në Itali. /Telegrafi/