Please enter at least 3 characters.

Belotti kryeson listën e Unitedit për zëvendësimin e Ibrahimovicit

2018/01/Belotti-2-e1515528212523.jpg
235:"TURIN, ITALY - DECEMBER 16: Andrea Belotti of Torino FC in action during the Serie A match between Torino FC and SSC Napoli at Stadio Olimpico di Torino on December 16, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, është në krye të listës së kandidatëve të Manchester Unitedit për të zënë vendin e Zlatan Ibrahimovicit.

Veterani suedez është duke u rikuperuar sërish pasi u dëmtua porsa u kthye nga lëndimi i ligamentit kryesor të gjurit, i cili e mbajti shtatë muaj jashtë fushe.

(Foto: Getty Images)

Kontrata e 36-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe ai pritet të largohet nga Old Traffordi, me shumë mundësi drejt Amerikës ose Kinës.

Sipas Yahoo Sport, Djajtë e Kush tashmë po përgatiten për të gjetur një lojtar tjetër që do ta zë vendin e Ibras.

Belotti është i preferuari i ekipit që merret me gjetjen e lojtarëve të përshtatshëm për lojën e Unitedit, edhe pse çmimi i tij konsiderohet i lartë.

(Foto: Getty Images)

Italiani ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh, ndërsa Torino ka thënë se nuk do ta lejojë largimin e tij për më pak se ajo shumë.

Në ndërkohë, Unitedi ka konkurrencë për shërbimet e Belottit. Chelsea është një prej klubeve që dëshiron ta transferojë sulmuesin 24-vjeçar.

Në edicionin e kaluar, ai i shënoi 26 gola në Serie A, ndërsa këtë sezon statistikat e tij janë më të dobëta, duke qenë se ka pasur probleme me lëndimin e gjurit. /Telegrafi/