Bellingham afron Anglinë me gjysmëfinalen
Jude Bellingham e ka afruar Anglinë një hap larg gjysmëfinales së Kupës së Botës, duke shënuar golin e epërsisë 2-1 ndaj Norvegjisë në vazhdimet e çerekfinales.
Në minutën e 93-të, Harry Kane provoi me kokë pas një krosimi nga krahu, por portieri Orjan Nyland bëri një pritje të shkëlqyer.
Topi i kthyer përfundoi te Jude Bellingham, i cili ishte në vendin e duhur dhe e dërgoi në rrjetë për të përmbysur rezultatin në 2-1.
Anglia pati mundësinë ta vuloste kualifikimin edhe në minutën e 99-të, kur gjyqtari Clement Turpin akordoi penallti pas një ndërhyrjeje të Oscar Bobb. Megjithatë, pas rishikimit të rastit në VAR, arbitri ndryshoi vendimin dhe anuloi penalltinë.
Pas përfundimit të pjesës së parë të vazhdimeve, Anglia kryeson 2-1 ndaj Norvegjisë dhe është shumë pranë sigurimit të një vendi në gjysmëfinale.
Megjithatë, skuadrës së Thomas Tuchel i mbeten edhe 15 minuta për ta ruajtur epërsinë dhe për të shmangur rikthimin e norvegjezëve. /Telegrafi/


