Please enter at least 3 characters.

Bellamy: Man City do ta fitojë përsëri titullin në Ligën Premier

2018/12/Guardiola-Klopp.jpg
919:"FILE PHOTO (EDITORS NOTE: GRADIENT ADDED - COMPOSITE OF TWO IMAGES - Image numbers (L) 671871326 and 647859706) In this composite image a comparision has been made between Josep Guardiola manager of Manchester City and Jurgen Klopp, Manager of Liverpool. Manchester City and Liverpool meet in a Premier League match at the Etihad Stadium on September 9, 2017 in Manchester. ***LEFT IMAGE*** LONDON, ENGLAND - APRIL 23: Josep Guardiola manager of Manchester City looks on during the Emirates FA Cup Semi-Final match between Arsenal and Manchester City at Wembley Stadium on April 23, 2017 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images) ***RIGHT IMAGE*** LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 04: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on as his team warm up prior to the Premier League match between Liverpool and Arsenal at Anfield on March 4, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-sulmuesi i njohur, Craig Bellamy beson se Manchester City do ta shkrijë epërsinë e Liverpoolit dhe në fund do ta fitojë titullin kampion në Ligën Premier.

Liverpooli momentalisht gjendet si lider i kampionatit me gjashtë pikë më shumë se Tottenhami në vend të dytë dhe shtatë më shumë se City në vendin e tretë, por Bellamy beson ende në fitimin e titullit nga Qytetarët.

"Unë nuk besoj se Liverpooli do të vazhdoj si i pamposhtur, ata do të humbasin një ose dy ndeshje, dhe personalisht mendoj se Man City do të fitojë ligën", ka thënë fillimisht Bellamy për Sky Sports.

"Mendoj se Pep Guardiola do të fërkoj duart e tij duke thënë 'loja filloj - vitin e kaluar, kemi fituar kampionatin në mënyrë të qetë, tani le të shohim atë që kemi'.

Bellamy duke festuar një gol me fanellën e Cityt (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

"Ata kanë një menaxher i cili është fitues serik dhe kanë shumë faktorë tjerë që mund të shohin përsëri Cityn kampion".

Festa e Bellamy pas një goli me Liverpoolin (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Me shtatë pikë për të rikuperuar, sidomos gjatë periudhës së Krishtlindjeve, ju mund të ktheheni prapë aty".

"Mos shkruani se Manchester City është jashtë garës për titull", përfundoi ish-sulmuesi i njohur.

Ndryshe, Bellamy në të kaluarën ka luajtur për të dy skuadrat, Liverpoolin dhe Man Cityn. /Telegrafi/