Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha: Urime Ramazani, paqja qoftë mbi ju

2020/04/GettyImages-1201580874.jpg
214:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 23: Bebe Rexha attends Spotify Hosts "Best New Artist" Party at The Lot Studios on January 23, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for Spotify)
25:"Getty Images for Spotify

Të premten e datës 24 prill për besimtarët myslimanë në mbarë botën ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Emra të njohur me besim mysliman janë solidarizuar me ndjekësit e tyre, duke iu dëshiruar një agjërim sa më të lehtë në këtë periudhë pandemie.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, publikoi në InstaStory një fotografi të rrezeve të diellit, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: "Urime Ramazani, paqja qoftë mbi ju".

Bebe Rexha përndryshe rrjedh nga një familje e besimit të krishterë, por që tregohet gjithnjë e kujdesshme të urojë fansat e saj të të gjitha përkatësive fetare për festa apo ngjarje të ndryshme.

Ajo është duke qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si rrjedhojë nuk ka mundur ende të publikojë asnjë projekt muzikor këtë vit, shkaku i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/