Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha tregon të pasmet e bujshme gjatë pushimeve verore

2023/08/BEVJ-e1691861952994.jpg

Bebe Rexha është duke i dhënë vetes disa ditë të merituara pushimi në këtë periudhë.

Këto pushime vijnë pak ditë pasi artistja me renome botërore përmbylli turneun e saj të koncerteve “Best F*n Night Of My Life” në Amerikën e Veriut dhe në Evropë.

Rexha vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, 33-vjeçarja publikoi në InstaStory një video, ku shihej në plazh teksa merrte poza e shtrirë.

Në një moment, ajo tregon të pasmet e saj të bujshme për të cilat jo pak herë është komentuar media dhe rrjetet sociale.

Madje, shtimi i tepërt i kilogramëve ishte edhe arsyeja që e çoi atë drejt ndarjes me ish-të dashurin e saj të fundit, Keyan Safyari.

Këto pushime verore duket se vijnë në një moment të duhur për Bebe Rexhën, pas një sërë ndodhish në jetën e saj private, për të cilat sigurisht që ka nevojë për qetësi. /Telegrafi/