Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha publikon fotografi pa makijazh: E urrej këtë imazh, por kjo jam unë

2019/06/GettyImages-1153593695-e1560365543728.jpg
181:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 03: Bebe Rexha attends the CFDA Fashion Awards at the Brooklyn Museum of Art on June 03, 2019 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, rrëmben gjithnjë vëmendje me projektet muzikore e po ashtu edhe me fotografitë që publikon.

Për të qenë në fokus të publikut padyshim se duhet kujdesur shumë për paraqitjet që bën, madje edhe në përditshmëri.

Por, kësaj radhe paparacit e kanë kapur Beben në një moment jo fort të këndshëm, të cilin kjo e fundit e ndau me ndjekësit në Instagram. "E urrej këtë fotografi timen të bërë nga paparacit, por e dini pse po e publikoj, sepse kjo jam e vërteta”, shkruan ndër të tjerash Rexha.

Megjithatë, biondja nuk e ka problem që të shfaqet pa makijazh, edhe pse kritikohet tejet shumë nga fansat për pamjen dhe peshën e saj.

Bebe po vazhdon të korrë suksese me projektet e saj,  "I'm a Mess" është certifikuar nga RIAA si “Platinum”, pasi ka arritur të shitet mbi një milionë herë nga albumi. /Telegrafi/