Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha me performancë të veçantë në emisionin festiv të Jimmy Fallon, thekson linjat me fustanin glamuroz

2018/12/bebebe.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar këtë fundvit.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar për të performuar në emisionin festiv të programit shumë të ndjekur në Amerikë, "The Tonight show starring Jimmy Fallon".

Rexha ka interpretuar për fansat hitin "Knees" nga albumi i saj "Excpectations", që doli në shitje këtë vit.

E veshur me një fustan elegant dhe glamuroz, Bleta (emri i vërtet i këngëtares) i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj.

Ajo ka vënë në pah kthesat e saj trupore, ndërsa dukej vezulluese në fustanin plot shkëlqim.

Disa momente nga kjo performancë e saj e veçantë, Bebe Rexha i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta pozitive.

E njëjta, ka shënuar suksese të shumta këtë vit me sjelljen e albumit në treg, ndërsa për herë të parë ajo është nominuar në dy kategori në Grammy Awards 2019. /Telegrafi/