Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha ka një mesazh të fuqishëm për producentët e muzikës: Mos bëni kalkulime!

2019/08/GettyImages-1151286422.jpg
221:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 21: Bebe Rexha performs onstage during Citi Concert Series on TODAY presents The Chainsmokers at Rockefeller Plaza on June 21, 2019 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for Citi)
21:"Getty Images for Citi

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ditë më parë u bë temë e mediave për shkak të një fotografie që publikoi në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për një imazh provokues, në mbishkrimin e së cilës shqiptarja tregonte se si një menaxher i industrisë muzikore i kishte thënë se si 29 vjeçare është e vjetër të publikuar fotografi të tilla.

“Së fundmi kam pasur një debat me një producent burrë i cili më ka thënë se jam shumë e vjetër dhe se brendi im është i demoduar. Unë jam një katnautore, jam 29 vjeçare dhe publikoj fotografi seksi në instagramin tim. Sipas tij, me moshën që kam kjo s’është gjëja e duhur për t bërë”, kishte shkruar Rexha.

E menjëherë pas këtij postimi pasuan komente të shumta në mbështetje të këngëtares, në veçanti nga këngëtarët e famshëm si: Taylor Swift, Rita Ora, The Chainsmokers etj.

Duke marrë parasysh mbështetjen që ka marrë, Bebe Rexha ka vendosur që t'i falënderojë të gjithë, dhe këtë e ka bërë përmes një videoje të publikuar në InstaStory.

“Faleminderit për mbështetjen në postimin e fundit. Arsyeja pse shkruaj për ato gjëra është se shumë njerëzve u ndodhin në botën e muzikës dhe janë të fërkësuar të flasin dhe për mua nuk është frikë dhe dua ta flas të vërtetën. Arsyeja pse e bëj, është se dua t’i ndihmoj të tjerët në botën e muzikës ta bëjnë ndryshimin”.

“Njerëzit duhet të gjykohen nga talenti, jo nga mosha dhe pamja”.

“Unë e dua botën e muzikës, por nëj gjë që kam mësuar është se nganjëherë njerëzit në botën e muzikës duan të ndjekin rregulla dhe duan këngë hite. Unë e di që të gjithë artistët e mëdhenj, i kanë ndjekur rregullat e tyre dhe e kanë gjetur rrugën pa bërë kalkulime”.

“Të gjithë producentëve, ndiqeni zemrën tuaj dhe nënshkruani kontrata me ata që ua ndjen zemra se duhet ta bëni”, ka thënë artistja shqiptare. /Telegrafi/