Beatrix Ramosaj eliminohet nga Big Brother VIP
21/01/2022
Sonte nga spektakli i Big Brother VIP është eliminuar Beatrix Ramosaj.
Beatrix ishte e nominuar bashkë me partnerin e saj, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira.
Pas mbi 80 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë, këngëtarja sonte u largua përfundimisht nga gara e BB VIP.
Kujtojmë që këngëtarja ishte ndër banorët më të komentuar të shtëpisë së famshme, kjo pas lidhjes që ajo krijoi me Donald Veshaj.
Ndërkohë, banorët e mbetur janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Finalja e madhe e Big Brother VIP do të mbahet më 18 shkurt. /Telegrafi/


