Please enter at least 3 characters.

BE-ja ndihmon Ukrainën me 300 milionë euro

2022/03/1-132.jpg
135:"A man walks with a bicycle in a street damaged by shelling in Mariupol, Ukraine, Thursday, March 10, 2022. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)
2:"AP

Bashkimi Evropian ka ndarë 300 milionë euro mbështetje financiare për Ukrainën pas agresionit ushtarak rus.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njofton se mbështetja financiare është ndarë urgjentisht për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat e saj për financim të jashtëm në luftën me Rusinë.

"Ukrainës sot i ofruam 300 milionë euro ndihmë emergjente makrofinanciare. Kjo ishte pagesa e parë e pakos prej 1.2 miliard eurosh. Kështu që vijon ende", deklaroi Von der Leyen.

Pakoja është miratuar më parë nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian.

BE-ja mund të ofrojë mbështetje financiare për vendet në mjedisin e saj të afërt në kohë krize ekonomike. /Telegrafi/