Please enter at least 3 characters.

BE-ja godet Rusinë me një paketë të katërt sanksionesh

2022/03/d22db62c-56e9-4efd-9781-02bbfb944a13-scaled-e1647337101144.jpg
231:"French Finance Minister Bruno Le Maire answers journalists' questions of an ECOFIN meeting at the EU headquarters in Brussels on March 15, 2022. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Ministrat evropianë të financave kanë miratuar zyrtarisht një paketë të katërt sanksionesh që synojnë më shumë se 600 shtetas rusë, në atë që ministri francez i financave Bruno Le Maire e quajti një "vendim historik".

Është “paketa më e shpejtë, më e fortë e sanksioneve e miratuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në historinë e tij”, kanë thënë ministrat, përcjell Telegrafi.

Emrat e individëve dhe subjekteve ruse të përfshirë në raundin e ri të sanksioneve nuk janë bërë të ditur.

“Do të keni një ndalim të ri për disa eksporte si mallra luksi”, tha Le Maire.

Sanksionet u zgjeruan për të përfshirë, “oligarkët kryesorë, lobistët dhe propaganduesit që shtyjnë narrativën e Kremlinit për situatën në Ukrainë, si dhe kompanitë kryesore në sektorët e aviacionit, ushtrisë, ndërtimit të anijeve dhe makineritë”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë.

Kur u pyet nëse do të kishte sanksione të mëtejshme, Le Maire tha: "Unë mund t'ju konfirmoj atë që (presidenti francez) Emmanuel Macron tha javën e kaluar, se të gjitha opsionet mbeten në tryezë". /Telegrafi/