Bayerni po e mendon rikthimin e Mandzukicit
226:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 01: Mario Mandzukic of FC Bayern Muenchen walks out of the tunnel during a training session at Etihad Stadium on October 1, 2013 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images
10/07/2019
Bayern Munich po e konsideron rikthimin e Mario Mandzukicit në Allianz Arena nga Juventusi.
Sulmuesi kroat u transferua te skuadra gjermane në vitin 2014 nga Atletico Madridi, para se të transferohej një vit më vonë te Zonja e Vjetër.
Por, sipas asaj që raporton Sport Bild, kampioni i Serie A po mendon që ta shesë në këtë verë 33-vjeçarin, pasi po shkon drejt përfundimit të karrierës së tij.
Bavarezët thuhet se janë të interesuar në ritransferimin e Mario Mandzukicit, derisa skuadra torinase kërkon rreth 13 milionë euro.
Kroati shihet si mbështetës i Robert Lewandowskit në sulm dhe si opsion në krahët e sulmit, por që natyrisht se rikthim i i tij në Bundesligë do të ishte befasi. /Telegrafi/


