Please enter at least 3 characters.

Bayerni është gati të pranojë largimin e Lewandowskit

2018/04/Robert-Lewandowski-1.jpg
161:"during the 2017 International Champions Cup China match between FC Bayern and AC Milan at Universiade Sports Centre Stadium on July 22, 2017 in Shenzhen, China.
12:"Lintao Zhang

Bayern Munich është i gatshëm të ndahet këtë verë me sulmuesin e tyre kryesorë, Robert Lewandowski.

Raportet e mëparshme të mediave sugjeronin se Bayerezët ishin kundër ndonjë shitje të sulmuesit polak, Lewandowski.

Por, tani mediumi italian i njohur Calciomercato raporton se qendërsulmuesi mund të largohet për çmimin e duhur.

Ky vendim thuhet se ka ardhur pasi klubi gjerman nuk është aspak i kënaqur me formën e fundit të polakut.

Lewandowski është nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht (Getty Images)

Drejtuesit e Bavarezëve besojnë gjithashtu se një zëvendësim me Antoine Griezmann do të ishte një marrëveshje e mirë për klubin.

Lewandowski do të kushtonte shumë dhe do t'i sillte para Bayernit, me të interesuarit kryesor për shërbimet e tij, Manchester United dhe Real Madrid.

United është gjithmonë në kërkim të sulmuesve të mëdhenj, ndërsa Reali mund të ketë nevojë të zëvendësojë Karim Benzeman këtë verë.

Lewandowski është 29 vjeç dhe ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Bundesliga. Ai u transferua në Bayern nga Borussia Dortmund në një transferim të lirë. /Telegrafi/