Bayern Munichu është i interesuar seriozisht për transferimin e Rudigerit
Klubi gjerman, Bayern Munich thuhet se është i interesuar të transferojë mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger.
Rudiger ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Blutë dhe deri më tani ka hasur në vështirësi për rinovimin e saj.
Gjermani dhe drejtuesit e klubit anglez nuk po arrijnë të bien në ujdi për pagën vjetore dhe këtë situatë duan ta shfrytëzojnë klubet evropiane.
Chelsea vazhdon bisedimet me agjentin e Rudiger për kontratën e re, por palët janë larg marrëveshjes
Sipas mediumit gjerman Bild, Bayern Munichu është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Chelseat, Rudiger.
Kampionët gjermanë kanë qenë në kontakt me Sahr Senesie, vëllain dhe agjentin e Rudiger në lidhje me disponueshmërinë e qendërmbrojtësit.
Sidoqoftë, thuhet se preferenca e Rudiger do të ishte nënshkrimi i një kontrate të re në Stamford Bridge, por me kushtet që ai kërkon. /Telegrafi/


