Please enter at least 3 characters.

Bayern Munich triumfon me rezultat tenistik në shtëpi ndaj Leipzigut

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-0 në shtëpi ndaj Leipzigut në kuadër të javës së parë në elitën e futbollit gjerman. 

Në minutën e 27-të, Michael Olise ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të realizuar për rezultatin 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë, Bayern dyfishoi epërsinë, kësaj radhe përmes Luis Diaz (32’) i cili realizoi për rezultatin 2-0.

Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë, Olise doli në skenë sërish, duke realizuar për 3-0, kësaj radhe pas asistimit nga Serge Gnabry.

Në pjesën e dytë bavarezët ia dolën të gjejnë rrjetën edhe dy herë të tjera, për të marrë një fitore spektakolare në ndeshjen hapëse të sezonit.

Harry Kane ishte i radhës që realizoi për rezultatin 4-0, duke e mposhtur portierin mysafir në minutën e 64-të me një goditje fantastike brenda zonës.

Në minutën e 66-të mysafirët menduan se gjetën ‘golin e nderit’ kur shënoi Antonio Nusa, por ai gol u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR-i.

Për rezultatin 5-0 u përkujdes Kane i cili sërish bëri një goditje spekatakolare duke e lënë portierin pa asnjë gjasw.

Sulmuesianglezeventualisht e kompletoi het-trikun e tij duke realizuarpërepilogunpërfundimtar 6-0 nëminutën e 78-tëtëndeshjes./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore