Bayern Munich pret Eintracht Frankfurtin, formacionet zyrtare
28/01/2023
Bayern Munich do të jetë nikoqirë i Eintracht Frankfurt në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga.
Bavarezët janë lider me 36 pikë, aq sa kanë tani edhe Union Berlin, ndërsa shumë afër janë edhe RB Leipzig dhe Freiburg.
Në anën tjetër Frankfurti është i pesti me 31 pikë dhe një fitore do ta afronte me kreun.
Në portë do të jetë portieri i sapo ardhur Yann Sommer, ndërsa në sulm katërshja Leroy Sané, Thomas Muller, Kiglsey Coman dhe Erik Choupo-Moting.
Në anën tjetër në klulmin e sulmit është Kolo Muani që do të ndihmohet nga Mario Gotze.
Bayern Munich: Sommer - Stanišić, Upamecano, de Ligt, Davies - Kimmich, Musiala - Sané, Müller, Coman - Choupo-Moting.Eintracht: Trapp - Tuta, Hasebe, Ndicka - Buta, Soë, Rode, Knauff - Lindstrøm, Götze - Kolo Muani.
/Telegrafi/

