Bayern Munich luan vetëm për fitore te Stuttgarti, formacionet zyrtare
Stuttgart dhe Bayern Munich kanë publikuar tashmë formacionet për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesliga.
Bavarezët udhëtojnë te Stuttgarti në përballjen që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Mercedes-Benz Arena”.
Ekipi i Julian Nagelsmann vjen në këtë pas një fitore ndaj Union Berlinit dhe synon fitoren e radhës për ta barazuar Borussia Dortmundin në krye të tabelës.
Në anën tjetër, vendasit kanë vetëm një fitore dhe katër humbje nga pesë ndeshjet e fundit dhe do të ishin të lumtur me një pikë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Stuttgart: Bredlow, Anton, Endo, Mavropoanos, Silas, Karazor, Haraguchi, Ito, Fuhrich, Zagadou, Dias; Bayern Munich: Sommer; Upamecano, Stanisic, De Ligt; Kimmich, Goretzka, Musiala, Davies; Coman, Muller, Choupo-Moting/Telegrafi/


