Please enter at least 3 characters.

Basketbollist 19-vjeçar Bohdan Popova vritet në Ukrainë, ai ëndërronte të luante në NBA

2022/03/BOGBAN-BASKETBOL.jpg

Një tjetër sportist i ri është shuar në Ukrainë, ku basketbollisti 19-vjeçar, Bohdan Popova, ka rënë në luftime, pasi kishte vendosur të mbronte vendin e tij nga pushtimi rus.

Pak ditë më parë u konfirmua se u vranë dy futbollistë, Vitali Sapilo dhe Dmitro Martinenko, si dhe Yevhen Malishev që garonte në biatlon (ski dhe gjuajtje me pushkë).

Fatkeqësisht lajmet tragjike vazhdojnë, pasi që basketbollisti i ri Bohdan Popova edhe sportisti i radhës që humbi jetën në Ukrainë.

Rrethanat e sakta lidhur me tragjedinë nuk janë bërë të ditura, përveç se ai ka ndërruar jetë këtë javë.

Popova ishte një lojtar shumë i talentuar dhe në konkurrencën e të rinjve shënonte 13 pikë dhe 19 kërcime për ndeshje.

Sipas disa mediave ukrainase, ai ëndërronte të luante në basketbollin amerikan (NBA) dhe të diplomohej në Kolegjin UCLA./Telegrafi/