Please enter at least 3 characters.

Basketboll: Mesjavë pa derbi

2016/01/f.1213154221154_210.jpg

Të mërkurën takohen Peja – Kolegji UNIVERSI (17:00), Drita – Trepça (19:00) dhe Sigal Prishtina – Kosova (20:00). Të enjten në program është takimi i fundit i kësaj xhiroje, kur përballen Futura – Bashkimi (18:00).

Mesjava nuk karakterizohet me ndonjë ndeshje derbi dhe favoritët si Sigal Prishtina, Peja dhe Trepça, pritet të shënojnë fitore jo të vështirë dhe të sigurta. I vetmi takim që mund të zgjojë kërshëri është ai ndërmjet Futurës së përforcuar dhe Bashkimit. /Telegrafi/