Please enter at least 3 characters.

Bashkimi, pa trajnerin Mijovic kundër Vëllaznimit

2016/01/bashkimi-pa-trajnerin-mijovic-kund-euml-r-v-euml-llaznimit_hd.jpg

Petar Mijovic është gjobitur me 100 euro nga Federata e Basketbollit të Kosovës, për shkak të fyerjes ndaj gjyqtarit, Artan Gashi, në përballjen e fundit të Superligës, Bashkimi - Sigal Prishtina.

Për më tepër, Mijovic nuk do të mund të drejtojë skuadrën prizrenase edhe në ndeshjen e radhës, të cilën ekipi portokallezi e luan ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.

Njoftimin për këtë suspendim/gjobë e ka bërë sot Federata e Basketbollit të Kosovës, përmes Informatorit të gjashtë të Superligës.