Please enter at least 3 characters.

Bashkimi Evropian ende larg arritjes së marrëveshjes për buxhetin

2018/07/GettyImages-461890954-1160x773.jpg
381:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - JANUARY 21: The symbol of the Euro, the currency of the Eurozone, stands illuminated on January 21, 2015 in Frankfurt, Germany. The European Central Bank (ECB) is schedule to meet tomorrow and announce a large-scale bond buying program. The Euro has dropped sharply against the U.S. dollar in recent months. (Photo by Hannelore Foerster/Getty Images)
12:"Getty Images

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin e përbashkët, për shkak të mospërputhjeve ndaj përmasës mes vendeve të pasura e të varfra, si dhe mbi orientimin e shpenzimeve.

Disa vende kërkojnë financim shtesë për të luftuar ndryshimin klimatik dhe trajtuar emigracionin, ndërsa të tjerë kërkojnë vazhdimin e fondeve drejt zhvillimit dhe bujqësisë.

Debati u përqendrua edhe tek mbushja e "gropës" fiskale prej 75 miliardë euro e lënë nga ikja e Britanisë së Madhe nga unioni.

Propozimi bazë për të vendosur një tavan tek buxheti për periudhën 2021-2027 në 1.074 për qind të të ardhurave kombëtare bruto të Bashkimit Evropian, apo 1.09 trilionë euro, u përball me kritika nga të gjitha anët.

E ashtuquajtura katërshja kursimtare, Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedia, kërkojnë një tavan të buxhetit në 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe refuzojnë të paguajnë më shumë për të kompensuar daljen e Britanisë së Madhe nga blloku.

Homologët më pak të zhvilluar janë përfituesit kryesorë të fondeve të BE-së dhe kërkojnë vazhdimin e ndihmave të mëdha. Në anën tjetër, anëtarët më të varfër kërkojnë vazhdimin e ndihmave në zhvillim dhe mbështeten nga Franca, Irlanda dhe vende të tjera që kërkojnë përkrahjen e subvencioneve të mëdha të bujqësisë.

Gjermania, Holanda dhe vende të tjera, synojnë të kanalizojnë fondet drejt prioriteteve të reja, përfshirë ndryshimin klimatik, emigrimin dhe ekonominë dixhitale. /Telegrafi/