Please enter at least 3 characters.

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

2022/12/WH-Dimal-Basha-110.jpg
12:"UrimKrasniqi

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë.

Basha pohon se kjo ngjarje duhet të merr vëmendje sot.

"Ngjarja e parë që do të duhej të merrte vëmendje sot është intervistimi i deputetit Haradinaj nga Prokuroria Speciale, lidhur me pretendimet e tij se ‘Kryeministri është njeri i Serbisë’.
Pse s’po shkon me pyet Prokuroria Speciale për dëshmitë", thotë ai.

Haradinaj në shumë paraqitje të tij ka pohuar se Albin Kurti është njeri i Serbisë. /Telegrafi/