Basha: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, jo vetëm e LVV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha pas dështimit të seancës konstituive tha se deputetët e partive tjera nuk dinë të tregojnë pse po shkojnë në Kuvend dhe nuk po votojnë.
Ai tha se është papërgjegjësi totale e secilit deputet që shkon në Kuvend dhe kthehet në shtëpi pa votuar.
“Po thonë është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje. Jemi përgjegjës të gjithë për konstituimin e Kuvendit. Të gjithë deputetët e LVV-së po votojnë për, kjo është puna jonë. Duhet me votu edhe deputetët e opozitës për me konstitu Kuvendin... e pastaj te qeveria aty matet kush e bën qeverinë, aty duhen kompromise...”, tha ai.
Sipas tij, duhet me pas një arsye kur deputeti çohet dhe shkon në punë dhe nuk e bën punën e vet.
...Kjo është jo përgjegjësi totale e secilit deputet që vjen këtu dhe shkon shtëpi pa votu”, tha ai.
Tutje, deputeti i LVV-së tha se uron dhe shpreson që Gjykata Kushtetuese të del sa ma shpejt me vendim për shkak se sipas tij, tashmë është e qartë se veprimi i fshehtë është një nga alternativat. /Telegrafi/


