Please enter at least 3 characters.

Bartomeu: VAR-i gjatë gjithë kohës po e favorizon një skuadër

2020/07/JosepMariaBartomeuathletic-e1594016460519.jpg
301:"BILBAO, SPAIN - AUGUST 16: President of FC Barcelona Josep Maria Bartomeu (L) talks with president of Athletic Club Aitor Elizegi (R) during the Liga match between Athletic Club and FC Barcelona at San Mames Stadium on August 16, 2019 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i ka kritikuar vendimet e fundit të gjyqtarëve në kampionatin spanjoll.

Sipas tij, sistemi VAR gjatë gjithë kohës po e favorizon Real Madridin. Këto komente kanë ardhur pas ndeshjes ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Los Blancos, ku u akordua një penallti në favor të Mbretërve, ndërsa ishte një situatë e dyshimtë edhe për baskët.

“E shikova ndeshjen në Bilbao, ndërsa edhe pse nuk më pëlqen ta them, do ta përsëris se VAR-i nuk po shfrytëzohet ashtu si duhet”.

(Foto: Screenshot/Twitter/La Liga)

“Prej se është kthyer futbolli pas krizës së COVID-19, nuk ka qenë e barabartë, kjo ka reflektuar në rezultate dhe duket sikur gjatë gjithë kohës po e favorizon vetëm një skuadër”.

“VAR-i duhet t’i ndihmojë gjyqtarit, por në javët e fundit, të gjithë kanë mundur t’i shohin shembujt kur është përdorur në mënyrë të padrejtë”, ka deklaruar Bartomeu për Movistar. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/La Liga)