Please enter at least 3 characters.

Bartomeu e pranon se De Ligt është në krye të listës së transferimeve

2019/03/Matthijs-De-Ligt-e1551907554637.jpg
244:"MADRID, SPAIN - MARCH 05: Matthijs De Ligt of Ajax runs with the ball during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Real Madrid and Ajax at Bernabeu on March 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Matthijs De Ligt duket se ka bindur Barcelonën se ai është mbrojtësi i cili katalunasit po kërkojnë tash e disa kohë.

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka pranuar se qendërmbrojtësi i Ajaxit është në krye të listës së transferimeve për afatin e kalimtarit.

"Është diçka për të cilën do të flasim në javët e ardhshme. Në rastin e De Jong shumë klube e ndjekin dhe ne duhet të shpejtonim".

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

"De Ligt është një tjetër emër dhe definitivish është në krye të listës", ka thënë Bartomeu.

Gjithsesi Barça nuk do ta ketë aspak lehtë pasi për 19-vjeçarin pasi tashmë kanë shfaqur interesim edhe shumë klube të mëdha evropiane.

Disa nga më të përfolurat janë Arsenali, Manchester City dhe Juventusi.

19-vjeçari është prodhim i akademisë së Ajaxit, ndërsa në tre sezonit e fundit për ekipin e parë është paraqitur në 98 ndeshje dhe ka shënuar vetëm nëntë gola. /Telegrafi/