Please enter at least 3 characters.

Barduani dhe komandati britanik, flasin për sigurinë në Kosovë dhe rajon

KFOR / NATO

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë, komandantin e brigadës së 7-të të ushtrisë britanike, gjeneral-brigadierin Andrew Watson.

Sipas njoftimit zyrtar, dy komandantët diskutuan për dinamikën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal.

Gjeneral-brigaderi Watson ka përgëzuar rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Në anën tjetër, gjeneralmajori Barduani shprehu vlerësimin e tij për angazhimin dhe profesionalizmin e personelit britanik, duke veçuar mirënjohjen për Gardën Skoceze, e cila është e vendosur në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s.