Please enter at least 3 characters.

Bardhi nesër lanson këngën e re “Do të doja”

2021/02/143769065_185329363364655_4533120520779271525_n-e1612202333753.jpg

Rep-artisti i njohur, Bardhi, tashmë është bërë ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Në projektet e fundit ai ka marrë komente pozitive, duke grumbulluar kështu me mijëra fansa që e mbështesin vazhdimisht.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë disa imazhe, ndërsa paralajmëroi këngën e re.

“Do të doja” mban titullin prodhimtaria muzikore, që sipas artistit do të publikohet në platforma digjitale ditën e nesërme (e martë).

“Ky është shtrati jot, e askush nuk mund ta marrë ty dot”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazheve.

Postimi padyshim mori komente të shumta të ndjekësve, të cilat mezi presin projektin e Bardhit.

Tutje theksojmë se “Du & Ich” është hiti tij i fundit, që erdhi si duet me Fifin dhe DJ Gimi-O. /Telegrafi/