Please enter at least 3 characters.

Bardhi, Eaz dhe Xen sjellin bashkëpunimin e ri "Sa mirë po dokesh"

2021/10/bardh-e1634067433149.jpg

Reperët Bardhi, Eaz dhe Xen, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Sa mirë po dokesh” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB dhe hip-hop.

Muzika është punuar nga Çelik Lipa, ndërsa vija melodike dhe teksti janë realizuar nga vet treshja interpretuese.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është mjaft artistik dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar produksionit SBS Entertainment.

Të tre rap-artistët e rinj të tregut janë ndër emrat më premtues të muzikës hip-hop. /Telegrafi/