Please enter at least 3 characters.

Barcelona shkatërron Espanyolin në derbin katalunas, Messi shkëlqen me dy gola nga gjuajtja e lirë

2018/12/Messi-Barcelona-Espanyol.jpg
265:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 08: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his team's fourth goal during the La Liga match between RCD Espanyol and FC Barcelona at RCDE Stadium on December 8, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka fituar në udhëtim derbin katalunas ndaj Espanyolit me rezultat të thellë 4-0.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar serinë pozitive edhe ndaj rivalëve të urryer lokal duke fituar thellë dhe ngritur epërsinë ndaj ndjekësve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Blaugranëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe tri gola.

Festa e Messit pas golit të parë (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes me Lionel Messin, i cili shënoi për 1-0 një gol të bukur nga gjuajtja e lirë nga rreth 25 metra.

Për epërsinë 2-0 u përkujdes Ousmane Dembele (26') pas asistimit të Messit, ndërsa Luis Suarez (45') shënoi për thellimin e epërsinë në 3-0.

Suarez shënoi golin e tretë pas asistimit të Dembeles (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të skuadrës nga Camp Nou, që vetëm se thelloi epërsinë në këtë ndeshje derbi.

Në këtë pjesë ishte përsëri ylli argjentinas Messi, i cili shkëlqeu duke shënuar golin e dytë nga gjuajtja e lirë pasi në minutën e 65-të shënoi për 0-4 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Momenti kur Messi shënoi golin e dytë nga goditja e dënimit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 31 pikë në vendin e parë apo tri më shumë se Sevilla e Atletico Madridi, ndërsa Espanyoli ka 21 pikë në pozitën e nëntë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët luajnë në udhëtim te Levante, ndërsa Espanyoli e pret në shtëpi Real Betisin. /Telegrafi/

https://twitter.com/PrimeLM10/status/1071498556710641664

https://twitter.com/kxkskkf/status/1071512344847675392