Please enter at least 3 characters.

Barcelona rivalizon Realin për Raheem Sterling

2019/11/GettyImages-1183558744.jpg
294:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 26: Raheem Sterling of Manchester City celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Manchester City and Aston Villa at Etihad Stadium on October 26, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Raheem Sterling mund të largohet nga Manchester City më shpejt se që është menduar.

Sulmuesi anglez nuk ka arritur ende një marrëveshje për zgjatjen e kontratës me kampionët në fuqi të Anglisë.

Kështu gjendjen e tij janë duke e përcjellë dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona.

Madrilenët prej kohësh janë interesuar për anglezin, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Barcelona.

Raheem Sterling. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Kampionët në fuqi të Spanjës nuk janë të kënaqur me fazën ofensive, pasi treshja Suarez-Griezmann e Dembele nuk e kanë të sigurt qëndrimin në Camp Nou.

Edhe pse është e vështirë që City ta lë të lirë lojtarin, mediat angleze kanë raportuar se Sterling në të ardhmen dëshiron të luaj në La Liga.

25-vjeçari vlerësohet si njëri nga sulmuesit më të mirë anësorë në botë dhe ka një çmim prej 200 milionë eurove. /Telegrafi/