Please enter at least 3 characters.

Barcelona mendon për transferimin e Raphael Guerriros

2020/06/GettyImages-1214801475.jpg
289:"WOLFSBURG, GERMANY - MAY 23: Raphael Guerreiro celebrates with team mates after he scores his sides second goal during the Bundesliga match between VfL Wolfsburg and Borussia Dortmund at Volkswagen Arena on May 23, 2020 in Wolfsburg, Germany. (Photo by Michael Sohn/Pool via Getty Images)
32:"Michael Sohn/Pool via Getty Imag

Barcelona e ka nxjerr në shitje mbrojtësin e majtë spanjoll Junior Firpo.

Kampionët në fuqi të Spanjës nuk kanë mbetur të kënaqur nga paraqitjet e Firpos dhe janë duke kërkuar blerës për të.

E ardhmja e spanjollit pritet të jetë në Itali, ku skuadrat si Inter, Roma dhe Napoli kanë shprehur interesim për të.

Katalunasit kanë gjetur tanimë zëvendësuesin e tij dhe në listën e tyre është portugezi Raphael Guerreiro.

Mbrojtësi i majtë i Dortmundit pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Quique Setien i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e anësorit.

Raphael Guerreiro . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

26-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime këtë edicion në të gjitha garat.

Guerreiro i përshtatet jashtëzakonisht shumë lojës së Barcelonës dhe kjo është arsyeja që lideri aktual i La Ligës kërkon transferimin e tij.

Megjithatë katalunasit nuk do ta kenë fare të lehtë një gjë të tillë, pasi Dortmund e vlerëson yllin e tyre rreth 35 milionë euro, shumë që është e lartë për Barcelonën që po kalon nëpër një krizë financiare. /Telegrafi/