Please enter at least 3 characters.

Barcelona konfirmon lëndimin e Messit, ndeshjet që do të mungojë argjentinasi

2018/10/Messi-e1540071367845.jpg
273:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 20: ionel Messi of FC Barcelona lies on the floor in pain after appearing to pick up an injury during the La Liga match between FC Barcelona and Sevilla FC at Camp Nou on October 20, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona fitoi ndaj Sevillas me rezultat 4-2 duke e kthyer kështu lidershipin në La Liga.

Por, skuadra katalunase ka humbur liderin Lionel Messi, i cili pësoi një lëndim.

Barça menjëherë ia ka bërë lojtarit ekzaminimet mjekësore dhe ka dal me një komunikatë zyrtare rreth lëndimit:

"Testet e kryera në lojtarin e skuadrës së parë Leo Messi konfirmojnë se ai ka pësuar frakturë në ashtin e radiusit (ashtit të parakrahut) të krahut të djathtë. Ai do të jetë jashtë për rreth tri javë".

Ndeshja e parë e Barcelonës brenda intervalit tre javor është ajo ndaj Interit në Camp Nou në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

E dyta ndaj Real Madridit në La Liga, vazhdon në Leonesa në Kupën e Mbretit. Pastaj i kthehet La Ligas ndaj Rayo Vallecanos dhe e fundit në LK ndaj Interit ne Giuseppe Meazza.

Ajo ndaj Real Betisit pritet të jetë ndeshja e kthimit, por gjithmonë nëse rikuperimi ndodh në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/